Predikim nga Profeti Muhamed ﷺ

Shpërndaje

O bashkësi e muslimanëve, përvishni mëngët, sepse çështja është e kritike. Bëhuni gati për një udhëtim të afërt.

Mblidhni zahire që tani sepse udhëtimi është i gjatë. Lehtësojini barrët, sepse para jush keni një të përpjetë të thiktë. Vetëm udhëtarët me ngarkesa të lehta do të mund të ngjiten.

O njerëz, përpara se të vijë Ora, do të shihni çudi, vuajtje të mëdha dhe kohë të vështira.

Do të mbizotërojë errësira dhe marrëzia do të dalë në krye. Ata që nxisin të drejtën do të shtypen dhe ata që dënojnë vesin do të shkilen me këmbë. Prandaj, forconi besimin për atë kohë dhe kapuni pas fesë siç do të kacavireshit për të shpëtuar jetën.

Mërgoni drejt veprave të virtytshme dhe shtrëngojeni veten për t’i kryer ato. Jini të durueshëm në kohë të vështira që të mund të mbërrini lumninë e përjetshme.