Axhenda për ndryshim social

Shpërndaje

Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, transmetohet se ka thënë, “si të jeni ju, do të jenë ata mbi ju”. Dr. Martin Luther King, Jr., shkruan në “Letër nga Burgu i Birmingamit”:

Në çdo fushatë jo të dhunshme, janë katër hapa themelorë: mbledhja e fakteve për të përcaktuar ku ekziston padrejtësia; negociatat; vetëpastrimi; dhe veprimi i drejtpërdrejtë.

Hapi i tretë i King — “vetëpastrimi” — diskutohet shumë rrallë, jo më të vihet në jetë. Porse është vështrimi brenda vetes që na e bën të mundur të vërejmë dhe të identifikojmë në veten tonë cilësinë që urrejmë tek të tjerët, duke na vënë kësisoj në udhën e purifikimit.

Nëse kemi pushtetarë të padrejtë, duhet të pyesim veten nëse kemi pushtetarët që meritojmë: mos po sillemi padrejtësisht ndaj familjeve tona, bashkëshorteve dhe fëmijëve tanë? A mos po tregojmë të njëjtin arbitraritet si pushtetarët në zyrat tona, vendin e punës dhe shtëpi, arbitraritet që e urrejmë në rrugët tona, institucionet dhe qeveritë tona? Nëse është kështu, atëherë përpara se të kërkojmë ndryshim në botë, së pari duhet ta kërkojmë atë në veten tonë.

Kurani thotë, “Zoti nuk e largon një bekim që i është zbritur një populli, derisa ato të bëhen mosmirënjohës ndaj tij” (8:53).

Ky rresht kuranor jep shenjë se ndryshimi ndodh në të dy drejtimet: nga e mira, apo nga e keqja, drejt një gjendjeje përmirësuese apo drejt një gjendjeje shkatërrimtare. Në kohën kur bëhemi një popull me vështrim brenda vetes dhe gjykues ndaj vetes, ne i gjykojmë shpejt ata që na qeverisin, vetëm atëherë do të jemi në gjendje ta shndërrojmë gjendjen tonë.

Përktheu: Vehap Kola